​Në kërkim të gjysmëfinales, nisin dy sfidat e Championsit

Gara më prestigjoze evropiane e futbollit në nivel të klubeve, Liga e Kampionëve do t’i mësojë sonte dy skuadra e para gjysmëfinaliste për këtë edicion garues.

Në stadiumin “Stamfod Bridge”, Chelsea e pret Real Madridin, skuadër ndaj së cilës ka disavantazhin prej dy golave pas humbjes me rezultat 2-0 në ndeshjen e parë të zhvilluar javën e kaluar.

Skuadrës angleze, të drejtuar nga trajneri i ri, Frank Lampard, do t’i dihet një përformancë e jashtëzakonshme për ta përmbysur këtë epërsi dhe për ta kërkuar një vend në mesin e katër skuadrave më të mira të Evropës.

Nga ana tjetër, stadiumin “Diego Armando Maradona” pret duelin e zjarrtë italian, Napoli-Milan. Kjo sfidë është krejtësisht e hapur pasi kuqezinjtë morën fitore me epërsi minimale 1-0 në ndeshjen e parë, rezultat ky që nuk garanton asgjë sa i përket kalimit tutje.

Të dy ndeshjet kanë nisur nga ora 21:00.

Back to top button