Rashica: Një gol këtu e kisha ndërru me 3 a 4 diku tjetër

Milot Rashica në ndeshjen e stome të Kosovës me Spanjën ka pasur disa raste shumë të mira, por nuk arriti të shënonte, teksa ende nuk e ka gjetur golin në stadiumin “Fadil Vokrri”.
Pas ndeshjes Rashica u shpreh dëshira ishte e madhe për të shënuar gol dhe për t’i gëzuar tifozët.
“Prej ndeshjeve më të mira. Patëm raste të 100%. Dëshira ishte shumë e madhe me shënu edhe me i gëzu këta tifozë. S’e di as vet. Një gol këtu e kisha ndërru me 3 a 4 diku tjeter. Shpresoj që vjen sa më shpejt”, tha Rashica./21Media

Back to top button