Kurti: U tronditëm nga ngjarja e rëndë në Pejë

Pas vrasjes së dyfishtë në Pejë ka reaguar edhe kryeministri i Kosovës, Albin Kurti. Ai ka ftuar organet e rendit që me seriozitetin më të lartë, sa më parë të ndriçojnë rastin e kësaj vrasje të dyfishtë.
“Sonte u tronditëm nga ngjarja e rëndë që ndodhi në qytetin e Pejës. Sipas konfirmimit zyrtar të Policisë së Kosovës në vendin e ngjarjes kanë mbetur të vrarë dy qytetarë të vendit tonë, kandidati për kryetar të komunës së Pejës, A. A., dhe, ish kandidati për kryetar të Deçanit, B. K., të dy nga radhët e Partisë Demokratike të Kosovës”, ka shkruar Kurti në Facebook, derisa u ka shprehur ngushëllime familjarëve të viktimave, miqve dhe bashkëpunëtorëve nga Partia Demokratike e Kosovës
“Në këto momente të vështira bashkëndjejmë me dhimbjen e tyre për këtë humbje kaq tragjike”, ka shkruar tutje kreu i Qeverisë./21Media

Back to top button