Rashiq: Ka pasur veprime të ngutshme në veri, situata është delikate

Ministri për Komunitete dhe Kthim, Nenad Rashiq, ka thënë se situata në veri është delikate.

Ai për kët përmendi “disa veprime të ngutshme”, ndërsa duke e parafrazuar kryeministrin Albin Kurti, tha se pret që kryetarët e rinj të jenë në shërbim të të gjithëve.

“Sa i përket ndodhive të ditëve të fundit, unë mendoj që ka ardhur deri te disa veprime të ngutshme. E kemi një krizë regjionale, për gjëra kaq delikate duhet vëmendje e posaçme, kur flas për këtë flas për kryetarët e sapozgjedhur. Po e përsëris atë që ka thënë kryeministri, unë pres që ata të jenë në shërbim të qytetareve. Kur e them këtë dua të them që 95% të qytetareve kanë thënë që kjo nuk është ide e mirë”, tha Rashiq në një konferencë për media./21Media

Back to top button