Sulmet ndaj gazetarëve në Veri, AGK-ja u bënë thirrje NATO-së, KFOR-it dhe EULEX-it të reagojnë sa më parë

Gjatë ditës sot është raportuar për dëmtimin e disa veturave të mediave të cilat po raportojnë nga veriu i vendit.
Njërës prej tyre i është vënë zjarri.
View this post on Instagram
E lidhur me këtë Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës u bëri thirrje organeve të rendit, që të mundësojnë raportim të sigurtë dhe të papenguar të ekipeve mediale që gjenden në veri.
AGK-ja gjithashtu u ka bërë thirrje edhe NATO-së, KFOR-it dhe EULEX-it të reagojnë sa më parë në mënyrë që kolegët të raportojnë pa u rrezikuar, penguar e dëmtuar pajisjet e tyre të punës.
Për sulmet ndaj medieve në komunat veriore të Republikës së Kosovës, ka reaguar edhe Qendra Europiane për Lirinë e Shtypit dhe të Medias ( European Centre for Press and Media Freedom ECPMF)./21Media
Dëshiron ta dëgjosh këtë lajm me zë?