Rashiq thotë se shpreson se sot i merr votat për nënkryetar

Deputeti serb në Kuvendin e Kosovës, Nenad Rashiq i tha RTV21 se do të kandidohet sërish për nënkryetar të Kuvendit.
“Sikur që e dini ato proceset tjera kanë përfunduar dhe mbetet kjo e fundit ku kemi hy në fazën e përzgjedhjes sipas shortit”, tha ai.
Rashiq tha se shpreson se do t’i marrë edhe votat e partive ish opozitare. Shtoi se kandidimin e tij nuk e sheh si antikushtetues. Derisa tregoi po ashtu se ka biseduar me deputetë të ish opozitës.
Duke iu referuar deputetëve të LDK-së dhe PDK-së, tha se ata nuk kanë votuar sepse kanë konsideruar se është diçka që nuk është në harmoni me Kushtetutën.
„Gjatë bisedës që kam pas me ta jam përpjekur që t’iu shpjegojë se ai votim nuk është antikushtetues“, u shpreh Rashiq./21Media