Rashiti: Në Zvicër nuk jetojmë prej politikës, e kemi vetëm si angazhim plus

Deputeti zviecrano-shqiptar në Kantonin e Bernit, Korab Rashiti sot në programin e mëngjesit në RTV21, tregoi për rrugëtimin e tij në politikë.

Rashiti tha se një gjë e tillë nuk ka qenë edhe aq e lehtë për të, por theksoi se është mirë që është bërë deputet edhe për shkak se do të arrijë të përfaqësojë interesat e komunitetit shqiptar.
Po ashtu ai bëri dallim midis politikës në Kosovë dhe asaj në Zvicër. Tha se atje ka ambicie më të mëdha dhe që vihen në rend të parë interesat e shtetit, e nuk është synim vetëm pushteti.

Rashiti gjithashtu vuri në pah edhe një dukuri tjetër në Zvicër që e sygjeroi edhe për Kosovë që të ketë orientim më shumë drejt profesioneve e jo vetëm nivelit akademik.

Ai në fund tregoi se në Zvicër politika është si profesion plus dhe jo profesion që jetohet nga politika./21Media

Back to top button