Rasti “Abi Çarshia”, 6 vjet burgim ndaj dy zyrtarëve të Komunës së Prizrenit

Gjykata ka shpallur ka dënuar me burg dy nga gjashtë të akuzuarit për veprën penale keqpërdorim i pozitës zyrtare.
I.Th., është dënuar me tri vjet burgim dhe gjobë prej dy mijë eurosh dhe J.V., me tri vjet burgim e dy mijë euro gjobë.
I.Th., dhe J.V., më datë 19 korrik 2019 dhe 21 korrik 2019 në Prizren në objektin “Abi Çarshia” të akuzuarit në cilësinë personave zyrtar kanë shfrytëzuar detyrën apo autoritetin zyrtar i tejkalojnë kompetencat e tyre me qëllim të shkaktimit të dëmit “Abi” Sh.P.K., Prizren.
“I.Th., në cilësinë e Drejtorit të Inspektoratit në Komunën e Prizrenit, duke ditur se nuk kanë të drejtë të bën rrënimin e objektit pasi i dëmtuari ka aplikuar për legalizim në përputhje me vendimin e MMPH të datës 27.08.2018, jep pëlqimin, organizon dhe merr pjesë aktive në rrënimin e objektit “Abi” Sh.P.K., në Prizren”, thuhet në njoftim.
“J.V., në cilësinë e inspektores së ndërtimit duke ditur se nuk kanë të drejtë të bëjnë rrënimin e objektit të të dëmtuarit, meqë është në kundërshtim me vendimit e MMPH të datës 27.08.2018, përveç inspektimeve që kanë kryer në objektet, e akuzuara J.V., merr konkluzion mbi rrënimin e objektit “Abi Çarshia” pronë e “Abi” Sh.P.K., me nr. ……. me datë 15.07.2019”, thuhet në njoftim.
Kështu që të akuzuarit, me datë 19.07.2019, me pjesëmarrjen e tyre aktive, realizojnë rrënimin e aneks objektit “Abi Çarshia” duke ditur se i dëmtuari ka dorëzuar aplikacionin për legalizim, veprojnë në kundërshtim me Ligjin.
E.M.-Th., A.T., I.B., dhe Sh.K., janë liruar nga akuza ngase nuk është provuar se kanë kryer veprën penale keqpërdorim i pozitës.
I dëmtuari “Abi” Sh.P.K., për realizimin e kërkesës pasurore juridike udhëzohet në kontest të rregullt civil.
Dëmi që pretendohet se i është shkaktuar “ABI Çarshia”, me rrënimin e aneksit në fjalë konsiderohet 69 mijë e 729 euro.
Me këto veprime, të akuzuarit e lartcekur ngarkohen se kanë kryer veprën penale – keqpërdorim i pozitës apo autoritetit zyrtar./21Media

Back to top button