Kryeministri Kurti viziton shoqatën “Automation Alley” në Detroit

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti ka zhvilluar takim me shoqatën e bizneseve “Automation Alley” në Detroit.
Kryeministri Kurti takoi atje drejtorin e përgjithshëm të Partneriteteve Strategjike Globale, Noel Nevshehir me të cilin kanë diskutuar për revolucionin e katërt industrial.
Para tyre, Kryeministri i vendit prezantoi mundësitë për investime në Kosovë dhe për potencialin në rritje të vendit tonë në Teknologjinë e Informacionit.
Industria 4.0(revolucioni i katërt industrial) fokusohet në ndërlidhjen, automatizimin, mësimin makinerik dhe shkëmbimin e të dhënave në kohë reale në industrinë e prodhimit.
Kurti gjithashtu i ftoi për vizitë në Kosovë për të hulumtuar nga afër mundësitë që tregu i Kosovës ofron./21Media

Back to top button