Rasti i 11 vjeçares, sot vazhdon protesta

Një tjetër protestë kundër dhunës ndaj vajzave do të mbahet sot para Qeverisë së Kosovës.
Kjo protestë është vazhdimësi e asaj që javën e kaluar mblodhi mijëra njerëz për rastin e dhunimit të një 11 vjeçare nga pesë persona – më pas u raportua se ajo edhe në qershor ishte dhunuar nga gjashtë persona të cilët u arrestuan pas dy muajsh.
Protesta organizohet nga Kolektivi për Mendim dhe Veprim Femnist, YIHR KS, CEL, QIKA, QIPS dhe QKSGj dhe nis në ora 12:00.
“Në këto kushte, protesta nuk mund të ndalet tek Qeveria. Ajo do të vazhdojë drejt KPK-së, ku do të kërkojmë shkarkimin e Kryeprokurorit të Prokurorisë Themelore në Prishtinë, Kujtim Munishi. Sa më shumë prej nesh, aq më të forta/ë jemi!”, thuhet në njoftimin e organizatorëve.
Gjashtë personave të arrestuar nën dyshimin se në muajin qershor kishin kryer tri vepra, ndër to atë të trafikimit të 11-vjeçares në Prishtinë, u është caktuar masa e paraburgimit prej 30 ditësh.
Vepra për trafikim dyshohet të ketë ndodhur në qershor. Kjo është vepër e ndarë nga dyshimi për dhunim që ka ndodhur në gusht.
11-vjeçarja dyshohet se është dhunuar edhe nga pesë persona më 27 gusht. /21Media

Back to top button