Arrestohet një 24-vjeçar për dhunë në familje
Mbrëmë është arrestuar një 24-vjeçar i cili pas një mosmarrëveshje me babain e tij 70-vjeçar, raportohet se shkaktoi dhunë në familje.
Policia e Kosovës përmes një komunikate për media ka bërë të ditur se rasti është raportuar të dilën rreth orës 20:30 në fshatin Godancë i Epërm në Shtime.
“Në lidhje me këtë policia e rendit menjëherë i ka marrë veprimet e nevojshme, kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe kanë arrestuar personin B.A (M/K) i moshës 24 vjeçar, i cili pas një mosmarrëveshje me babën e tij R.A ( M/K) i moshës 70 vjeçar, shkakton dhunë në familje, ndërsa në rast janë kyçur Njësia e Dhunës në Familje për ta hetuar rastin”, ka bërë të ditur Polica.
Policia të dyshuarin e ka shoqëruar në stacionin e policisë në Shtime dhe me vendim të Prokurorit kujdestar nga Prokuroria Themelore në Ferizaj, i njëjti është dërguar në mbajtje për 48 orë, për procedura të mëtejme hetimore, ndërsa rasti është cilësuar ” Dhunë në familje”./21Media