Rasti i dhunimit të 11 vjeçares, Haxhiu: Shpresoj të kemi dorëheqje të tjera
Kryeministri i vendit, Albin Kurti dhe ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu në konferencën e sotme për media njoftuan se Kuvendit të Kosovës do t’i dorëzohet për votim Projektligji për Vettingun.
Kurti e Haxhiu thanë se rasti i dhunimit të 11 vjeçares ka qenë tronditje, ku dëshmon se drejtësia ka dështuar e Vettingu është i domosdoshëm.
Haxhiu ka thënë se pret edhe dorëheqje të tjera, pas atyre dy të fundit.
“Po e dorëzojmë në Kuvend një proces me peshë të madhe për ne si qeveri, për shtetin, por më së shumti për qytetarët. Në vazhdimësi jemi dëshmitarë të neglizhencës, mosveprimit dhe pandëshkueshmërisë. Gjyqtarët dhe prokurorët konsiderohen se kanë pagat më të larta në rajon, por, për shkak të mosveprimeve apo veprimeve të tyre të gabuara, po humbim jetë grash, po dhunohen seksualisht të miturit, po dhunohen fizikisht gratë dhe vajzat, dhe korrupsioni i madh mbetet i pandëshkuar. Ka pasur dy dorëheqje, dhe urojmë që të ketë edhe të tjera, pasi siç e kuptojmë, ka edhe zyrtarë tjerë që nuk i kanë kryer detyrat siç duhet. Kam kërkuar dorëheqjen e Kryeprokurorit të Prokurorisë Themelore në Prishtinë. Po të vepronte prokuoria me kohë, ata persona do arrestoheshim shumë më herët”, tha Haxhiu./21Media
|m1\-w|m3ga|m5