Rasti i dhunimit të 11 vjeçares, protestë në Tiranë

Pas Prishtinës e Shkupit, edhe në Tiranë u protestua për rastin e rëndë ku një e mitur 11 vjeç u dhunua seksualisht nga pesë persona.
Qytetarë të shumtë u mblodhën në sheshin “Nënë Tereza” në Tiranë.
Me pankarta në duar protestuesit kërkojnë dënim maksimal për të dyshuarit në këtë rast, e çdo rast tjetër të dhunimit seksual.
Njëkohësisht është kërkuar që të ndërmerren masa në mënyrë që të parandalohen rastet e tilla.
“Unë nuk heshta!”, “Mos ki frikë, ti nuk je vetëm”, “Stop heshtjes”- shkruhej në pankarta./21Media

Back to top button