Estonia do të ndalojë hyrjen e rusëve në vend

Estonia synon të ndalojë shumicën e rusëve që të hyjnë në vend brenda disa javësh, tha ministri i Jashtëm, Urmas Reinsalu.
“Ajo do të veprojë në bashkëpunim me partnerët e saj rajonalë nëse është e mundur. Duhet pak kohë, por mendoj se koha është gjithashtu kritike, duke parë këtë numër të madh të qytetarëve rusë që hyjnë”, tha ai.
Takimi i ministrave vendosi ta bëjë më të shtrenjtë dhe të komplikuar për rusët marrjen e vizave për të udhëtuar në bllok – por nuk ra dakord për ndalimin e vizave në mbarë BE-në që Ukraina dhe disa shtete anëtare kishin kërkuar.
Zëvendësministri i Jashtëm rus Aleksandër Grushko tha se Moska nuk do të lejojë që ky veprim të qëndrojë “pa pasoja”, sipas agjencive të lajmeve RIA./21Media

Back to top button