“Rasti i Prevallës”: Lirohën nga akuza inspektorët
Gjykata: Nuk u provua se ata kanë kryer veprën penale për çka akuzohen
Inspektorët e akuzuar për lejimin e degradimit të Prevallës u liruan nga akuza e prokurorisë Speciale. Trupi Gjykues i Gjykatës Themelore në Prishtinë këtë vendim e mori me arsyetimin se në këtë rast gjyqësor nuk u provua se pesë inspektorët kanë arritur të kryejnë veprën penale për çka akuzohen.(Teksti- Fitore Ademi, kamera- Olti Pacolli)./21Media