Rasti në Brezovicë, viktima është grua

(Lajm i përditësuar)
Rasti në Brezovicë, viktima është grua
Zëdhënësi i policisë për rajonin e Ferizajt, Kanun Veseli, për rtv21 ka thënë se viktima që humbi jetën në Qendrën e Skijimit në Brezovicë, është grua, shtetase e huaj.
Ai gjtihashtu ka treguar se mosha e viktimës është rreth 54 vjeçe.
‘Viktima është femër, shtetase e huaj, rreth 54 vjeçare”, tha Veseli.
Humb jetën një person në Brezovicë
Një person ka vdekur si pasojë e rrëshqitjes së ortekut të borës në vendin e quajtur “Foleja e Shqiponjes” në Brezovicë.
Për portalin rtv21.tv rastin e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë Rajonale të Ferizajt, Kanun Veseli.
“Më datë 13.02.2024, rreth orës 15:35, kemi marrë një informacion se një person dyshohet se ka mbetur i vdekur gjatë skijimit në Qendrën e Skijimit në Brezovicë, në vendin e quajtur “Foleja e Shqiponjës”. Dyshohet se shkak i këtij incidenti ka qenë rrëshqitja e një orteku të borës”, ka deklaruar Veseli.
Veseli tutje ka njoftuar se ekipet e policisë dhe ekipe të kërkim shpëtimit janë atje./21Media