Kaloni te përmbajtja kryesore

Kapja e “peshqve të mëdhenj”, Zogaj: Janë raste që kërkojnë qasje unike të institucioneve

(Lajm i përditësuar)


Kapja e “peshqve të mëdhenj”, Zogaj: Janë raste që kërkojnë qasje unike të institucioneve

Kryesuesi i Këshillit gjyqësor të Kosovës, Albert Zogaj tha në emisionin “Click” se reagimi i gjyqësorit në rastet e rënda si korrupsioni, pastrimi i parave, “kapja e peshqve të mëdhenj” ka ndryshuar  në masë të konsiderueshme.

Sipas tij aktualisht ka prioritizim të lartë të këtyre çështjeve.

“Ajo që neve n aka dal në pah si mësim është që në luftën e korrupsionit, të krimit të organizuar duhet të ketë një vullnet të përgjitshëm të të gjithë institucioneve, sepse  procesi i hetimit është kompleks cilësia e provës dhe e vendimarrjes është komplekse , standartet në pastrimin e parave, krimit të organizum të keqpërdorimit të detyrës zyrtare janë situata që kërkojnë zhvillim të shkathtësive edhe qëndrime të praktikës gjyqësore , kërkojnë koherencë dhe qasje unike të institucioneve”, tha Zogaj.

Ai shtoi se ende nuka unitet të institucioneve në këtë pikë.


”Detyra e Gjykatës është me zbatu ligjin”, Zogaj thotë se nuk pati ndikim nga jashtë në rastin e Radojçiqit

Kryesuesi i Këshillit gjyqësor të Kosovës, Albert Zogaj tha në emisionin “Click” në RTV21 tha se nuk ka pasur asnjë ndikim nga jashtë në rastin e  Milan Radojçiqit e Dejan Pantiqit.

Apsolutisht jo, të kemi parasysh që e njëjta strukturë gjyqësore, i njëjti departament e trajtojnë rastin edhe tani e kanë trajtuar edhe më herët”, tha Zogaj.

”Detyra e gjyqëtarit dhe gjykatës është me zbatu ligjin”, Zogaj.


Rasti “Sekiraqa”, Zogaj: Pavarësisht se këtu mund të ketë dështuar sistemi , prapë u treguan të përgjegjshëm

Kryesuesi i Këshillit gjyqësor të Kosovës, Albert Zogaj tha në emisionin “Click” në RTV21  duke folur për rastin “Sekiraqa” tha se pavarësisht vlerësimeve preliminare që mund të jenë se sistemi  ka dështuar në këtë proces, sipas tij ka treguar përgjegjshmëri.

“Sepse ne kemi reaguar në mekanizmat e kontrollit pra pa paragjyku përfundimin edhe për gjyqtarin edhe për situatën me gjithatë atë ne kemi treguar se jemi sistem i  përgjegjshëm, në këtë rast çdo vlerësim që vjen nga këshilli gjyqësor derisa nuk ka ndonjë vendim mbi fajlësinë e gjyqtarit mund të jetë vendim i KGJK-së mbi administrimin e procesit , por jo mbi vendimarrjen , këtë kam detyrë me qartësu për publikun ne nuk mund të kemi një konkludim për vendimarrjen….”, tha ai.


Zogaj me vlerësim kritik rreth kthimit të çështjeve në rigjykim, thotë se shkalla e tyre është e lartë

Kryesuesi i Këshilli Gjyqësor i Kosovës, Albert Zogaj në ”Click” të RTV21 tha se ka mendim kritik rreth kthimit të çështjeve në rigjykim që sipas tij, numri i tyre vazhdon të jetë i lartë.

”Shkalla e kthimit të çështjeve në rigjykim është e lartë, ne kemi listuar në mënyrë të vazhdueshme që ka pasur disa faktor    ndryshimet e shpeshta ligjore, ligjet tjera, gjyqëtarë të rinjë”, tha Zogaj.


Zogaj: Asnjë shoqëri nuk mundet që secilit qytetarë me i siguru një polic te koka

Kryesuesi i Këshilli Gjyqësor i Kosovës, Albert Zogaj në ”Click” të RTV21 ka thënë se tema rreth dhunës në familje dhe në baza gjinore është temë që trajtohet vazhdimisht.

”Ne kemi kërkuar dhe po kërkojmë publikisht që fokusi të jetë në preventiv, nuk ka asnjë mundësi asnjë shoqëri sa do e zhvilluar të jetë që secilit qytetarë me i siguru një polic te koka”, këtë e tha Zogaj, teksa ka komentuar një deklartë të Presidentës së Kosovës, Vjosa Osmanit që ka folur për  ”dështim të drejtësisë në trajtimin e dhunës në familje dhe asaj në baza gjinore”.

Ai tutje lidhur me rastet e dhunës tha se ”Nuk është një çështje që merr zgjedhje në Gjykatë”.


Zogaj thotë se ndikimi i pushtetit në drejtësi po bëhet përmes komentimeve të rasteve

Kryesuesi i Këshillit gjyqësor të Kosovës, Albert Zogaj tha në emisionin “Click” në RTV21 se qytetarët që kanë lëndë të hapura në gjyqësor i besojnë më shumë këtij sistemi se sa ata që nuk kanë.

Duke folur mbi besueshmërinë e publikut në gjyqësor , ai u pyet se a po ndikojnë deklaratat e kryeministrit ALbin Kurti sa i përket këtij sistemit të drejtësisë. Zogaj tha se nuk ka tendenca të ndërhyhet në raste, pork a komentim të rasteve.

“ ka vlerësim për punën e gjyqësorit në doza negative , diçka që për neve është e papranueshme, kjo është apsolutisht ndikim  ne kemi thënë qartë është ndërhyrje në gjyqësor kur komentohet rasti, kur komentohet vendimi…ne bëjmë një punë që i nënshtrohet kontrollit të publikut, prandaj e kemi rritur nivelin e transparencës, ne e bëjmë një punë që jep llogaridhënie, por nuk mund të zhvillohet gjyqësori pa koordinim me institucionet tjera “, tha Zogaj


Zogaj ankohet për mungesë buxheti në sistemin gjyqësor

Kryesuesi i Këshillit gjyqësor të Kosovës, Albert Zogaj në emsionin “Click” në RTV21 u ankua për mungesë buxheti në sektorin e drejtësisë.

Ai tha se resurset e kufizuara e afektojne direkt efiksitetin e gjyqësorit dhe besimin e publikut. Pranoi se aktualisht ka mbështetje në këtë aspect.

“Megjithatë  ende jemi në nivelet e një sistemi që nuk ka resurse të mjaftueshme të zhvillimit , ndoshta pas 10 viteve gjyqësori do ta rishikojë veten”. tha Zogaj.

“Në qofëse shikohet në mënyrë të vazhdueshme jo vetëm në vitin 2024/3/2 por edhe në vitet e më parshme dikund kërkesat buxhetore dhe buxheti I lejuar kap diferencë nga 5.5 milionë deri në 11 milionë euro, pra varësisht nga viti përkatës dhe kjo mungesë e buxhetit në një formë është kompnesu nga mbështetja e partnerëve në konceptet e zhvillimit”, tha ai


Raporti i progresit, Zogaj: Formulimi i përgjithshëm mbi avancimin e ligjit dhe drejtësisë nuk ka qenë i pranueshëm

Kryesuesi i Këshilli Gjyqësor i Kosovës, Albert Zogaj në ”Click” të RTV21 tha se raporit i progresit për Kosovën nuk ka qenë objektiv në disa pika sa i përket sistemit të drejtësisë.

”Raporti i progresit nuk ka qenë objektiv në disa pika, ka njoft rezultatet ka njoft aktivitetet, por formulimi i përgjithshëm mbi avancimin e ligjit dhe drejtësisë nuk ka qenë i pranueshëm”, tha Zogaj.


Zogaj: Kemi kërkuar që gjyqësori të trajtohet si çështje nacionale

Kryesuesi i Këshilli Gjyqësor i Kosovës, Albert Zogaj në ”Click” të RTV21 ka thënë se nuk mund të mohoet vlera egzituese në sistemin e drejtësisë.

”Kemi kërkuar mekanizma që njerëzit e sistetmi të drejtësisë do të ndërrojnë shprehitë”, tha Zogaj.

Zogaj tutje ka shtuar se ”Kemi kërkruar që gjyqësori të trajtohet si çështje nacionale, gjyqësori duhet të parashikohet nga një perspektiv më e gjerë”.


“Ndërtimi i një pushteti të plotë” Zogaj: E papranueshmë që të zëvendësohet 50% e sistemit të drejtësisë

Kryesuesi i Këshillit gjyqësor të Kosovës, Albert Zogaj duke folur për reformën në drejtësi  në emsionin “Click” në RTV21 tha se është substaciale që të ruhet ky kuadër që ka sistemi gjyqësor, të cilin e quajti me integritet.

Sipas tij ka ndryshuar koncepti mby gjyësorin.

“Në qoftëse ne dikur kishim përgjegjësi klasike për të ndarë #ështje dhe nuk shikohej gjyqësori përtej këtij dimensioni, sot roli i sistemit të drejtësisë në përgjithësi por edhe i gjyqësorit ka një dimension ndryshe nuk është si para 20 vitesh”, tha ai duke shtuar se kishte investim kaptial I ndërkombëtarëve për këtë gjyqësor.

Kur u pyet se a ka kërkuar qeveria aktuale që të mohohet roli i këshillit gjyqësor dhe i drejtësisë në Kosovë, Zogaj tha se koncepti i vettingut mekanizimi i jashtëm për verifkimin e gjyqëtarëve dhe prokurorëve sipas tij është concept që ka prognozë të parashikueshme.

“Dhe prognoza e parashikueshme ishte që dikund 50% e sistemit duhej të zëvendësohej me strukturë të re, dhe për neve ishte masë e papranueshme sepse nuk justifikohej nga faktorët e fenomenit të korrupsionit, nuk justifikohej nga neglizhenca , as nga mungesa e dijes deri në këtë masë. Pra kemi kërku që të ndërtojmë mekanizma ku njerëzzit e gjyqësorit do të ndërrojnë shprehi,dhe njëkohësisht mekanizëm në process që ata nuk i përshtaten në kupitmin e integritetit të gjyësorit atëherë të kemi largim nga gjyqësori”, tha ai./21Media

Lexim me zë

Dëshiron ta dëgjosh këtë lajm me zë?

0:00

Show More
Back to top button