“Rasti Thaçi dhe të tjerët”, rreth një milion faqe prova, 318 dëshmitarë

Kryetarja e Gjykatës Speciale në Hagë Ekaterina Trendafilova tha se nuk është e pazakontë që të marrë më shumë kohë rasti si ky i ish- drejtuesve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Rexhep Selimit dhe Jakup Krasniqit.
Trendafilova tha se rreth një milion faqe të provave dhe 318 dëshmitarë
“Pritshmëritë janë që nga fundi i këtij viti, më së largu në fillim të vitit të ardhshëm, kjo çështje do të shkojë në gjykim. Por ky rast është një çështje shumë voluminoze, jo vetëm për shkak të numrit të të akuzuarve, por edhe për shkak se në seancën e kaluar më bëri përshtypje numri i faqeve që mbrojtja i komunikoi të gjithëve, sigurisht që seanca ishte publike. Unë gjithashtu nuk mund të ndjek seancat private, por numri i faqeve të provave shkon në një milion. Prokurori aktualisht po mendon të sjellë në sallën e gjyqit rreth 318 dëshmitarë, dhe mbrojtja, që nga nxjerrja e provave që prokuroria ka ndërmend të përdorë gjatë gjykimit, i është vënë në dispozicion mbrojtjes dhe mbrojtja po kryen hetimet e veta. Pra, ky është me të vërtetë një rast shumë i madh. Dhe standardi i arsyeshëm i kohës është shumë i rëndësishëm, por në të njëjtën kohë, nuk është e pazakontë që raste të tilla të mëdha mund të marrin pak më shumë kohë. Por shpresa ime është e bazuar në vlerësimin profesional, që kam zhvilluar ndër vite se do të kemi shumë shpejt procedime gjyqësore për këto çështje”, thotë kryetarja e Gjykatës Speciale./21Media

Back to top button