Raundi i tretë për presidentin më 30 maj

Raundi i 3-të dhe i fundit kur president mund të zgjedhet vetëm me 84 vota, do të mbahet në datën 30 maj, pas këtij momenti socialistët do të mund ta zgjedhin kreun e shtetit vetëm me votat e tyre. E duket se kjo do të jetë rruga, pasi edhe ketë here mazhoranca refuzoi të pranoi rolin thelbësore te opozitës në proces.
Pas dështimit të raundit të dytë për zgjedhjen e presidentit, Konferenca e Kryetarëve, vendosi që raundi i 3-të dhe i fundit që përcakton se presidenti i ri duhet të zgjidhet me 84 vota, do të zhvillohet ne 30 maji në orën 10:00. Një orë përpara, 9:00 do të mblidhet komisioni i ligjeve. Afati i fundit për dorëzimin e kandidaturave është data 29 Maj ora 16:00.
Mazhoranca e ka bërë të qartë se deri në raundin e tretë nuk do të propozojnë emër për kandidat për president, duke i lënë radhë opozitës, por këto të fundit kanë refuzuar për të dërguar emra. Taulant Balla, tha se platformë e dërguar nga Enkelejd Alibeaj, vlen vetëm për zgjedhjen e avokatit të popullit.
E ky refuzim i mazhorancës për të pranuar marrëveshjen e një grupi deputetësh të partisë demokratike doket se po e çon procesin drejt raundit të 4-t, ku presidenti i Republikës mund të zgjidhet me vetëm 71 vota të mazhorancës.
Por kreu i grupit parlamentar të PD, Enkelejd Alibeaj tha se procesi po minohet nga maxhoranca që sipas tij nuk i është përmbajtur fjalëve të thëna.
Grida Duma, tha se ps nuk po krijon një proces farse dhe jo një proces për president, konsensual. Por përtej këtyre, Kryetari i Partisë Republikane, Fatmir Mediu, i qëndron bindjes se opozita duhet të ketë një kandidat të vetin sa më parë./oranews

Back to top button