Traileri i serialit “She Hulk: Attorney At Law”

Traileri i serialit të ri të Marvel “She Hulk: Attorney At Law” arriti sukses të madh me shikueshmëri me rastin e lansimit. Atë vetëm brenda 24 orëve e shikuan 78 millionë persona, duke u bërë kështu seriali i dytë i Marvel me numrin më të madh të shikuesve.
Vendin e parë në këtë radhë e zë seriali “The Falcon and the Winter Soldier”, që u debutua gjatë Super Bowl.
Në serialin “She-Hulk” paraqitet Tatiana Maslany  në rolin e Jennifer Walters. Ajo është avokate 30 vjeçe, e cila ka superfuqi.
Jeta e saj komplikohet kur ajo zbulon se mund të transformohet në një version të saj, në Hulk të gjelbër, këtë pasi që i bëhet transfuzioni i gjakut nga kushëriri i saj Bruce Banner, rolin e të cilit e luan Mark Ruffalo. Edhe ai është Hulk.
Në këtë serial me role po ashtu paraqiten edhe: Benedict Wong , Jameela Jamil e Tim Roth.
Seriali “She-Hulk: Attorney At Law” do të debutohet në Disney + më 17 gusht 2022./21Media

Back to top button