Reagimet e veteranëve për arrestimin e Hysni Gucatit

 

Paraditen e sotme, zyrat e OVL-UÇK-së u bastisën nga EULEX, ku edhe u arrestua kryetari i kësaj organizate, Hysni Gucatin.

Zyrtari i OVL-UÇK-së, Faton Kliniku, ka treguar se çfarë u tha zyrtarëve të EULEX-it derisa thekson se nëse shteti nuk merr masa siç tha ai ndaj kriminelëve do të detyrohen që të veprojnë kundër tyre sikurse në kohën e ish-Jugosllavisë.

“Isha duke pi kafe në zyre poshtë të Xhavit Jashari, kryetari i familjeve të dëshmorëve dhe e pashë korridorin e mbushur plotë me këta zotërinjtë që sipas të gjitha gjasave qysh fol kush, sigurisht që janë konsultuar edhe me shtetin por ne nuk po shohim këtu policë të Kosovës. Me këta është hetuesi i dhomave të specializuara që ka qenë tre herë dhe i ka marrë dosjet. Thash zotëri a ke një letër që kemi ardh këtu, tha e kemi lartë, thash unë po shkoj lartë se atje punoj. Korridori është plot, nuk munda me u ngjitë lart, ju thash që jeni ka veproni sikur në kohën e Jugosllavisë, mirëpo Jugosllavia kur na ka shtre dhunën, shumë jemi dashtë me iu kundër përgjigjur. Dhe këtyre iu thash ashtu, haptas po iu themi, në qoftë se shteti jonë nuk merr masa ndaj këtyre kriminelëve, do të detyrohemi që të veprojmë edhe kundër tyre sikur në kohen e Jugosllavisë”, tha Klinaku.

Kurse kryetari i familjeve të dëshmorëve, Xhavit Jashari tha se nuk do të lejojnë që të bëhet spektakël e që kushdo të shkoj aty pa një urdhëresë e t’i largoj nga zyrat.

“Mos të vijë deri tek më e keqja sepse nuk do të lejojmë të luhen spektakle të tilla që të vijnë kushdo edhe kurdo pas një urdhërese na largoj nga zyrat dhe ne çka e dimë se çfarë veprimesh dhe çka të bëjmë sot, tani në këtë moment që na larguan nga zyrat se çka bëjnë këta me ato zyre. Mund të jenë edhe kriminel të Serbisë, përderisa nuk kanë një letër, nuk kanë një urdhërese se kush janë këta. Janë të maskuar, flasin gjuhë të ndryshme, një pjesë flasin sllavisht, dhe nëse është kjo dhe vërtetohet kjo, me të vërtetë nuk do të lejojmë”, tha ai.

Derisa ai po ashtu është shprehur se lira është fituar me luftë e me gjak dhe se atë askush nuk mund ta marrë dhe se për të duhet derdhur gjak.

“Lirinë e kemi fituar me luftë dhe me gjak, dhe për të na e marrë dikush, për të na shkelë dikush, për atë duhet derdhur gjaku, që nuk e dëshirojmë këtë gjë. Nuk jemi kundër drejtësisë, kjo është padrejtësi që janë ardhur dhe janë futur këtu në emër të padrejtësisë”, tha ai.

Back to top button