Reagimi i De Bruynes pasi e sheh emrin e tij në fanellën e United

Ylli i Manchester Cityt, Kevin De Bruyne i bëri shumë të qarta ndjenjat e tij ndaj rivalëve të qytetit, Manchester United, kur iu dhurua një fanellë me emrin e tij në ngjyrat e “Djajve të Kuq”.
De Bruyne ishte në një formë të jashtëzakonshme edhe një herë kundër United në Premier League, ku City dominoi në fundjavën e kaluar duke regjistruar një fitore 6:3 në “Etihad”.
Që nga ajo kohë një video ka filluar të qarkullojë në rrjetet sociale të një miku të De Bruynes që përpiqet t’i dhurojë atij një fanellë të personalizuar të United.
Belgu përgjigjet duke qeshur në mënyrë të sikletshme para se të pyeste “A ta djeg tani?”.
Ai pastaj shtoi se “shumica e ëndrrave janë mashtrim, apo jo?”, para se miku i tij të pranojë se ata ndoshta duhet të ndalojnë videon pasi ajo është duke u bërë pak e sikletshme.

 

View this post on Instagram

 

A post shared by ODDSbible (@oddsbible)

Back to top button