Reagimi i Manes kur u pyet për të dhënë autograf në flamurin e Liverpoolit
Karriera e Sadio Mane në Liverpool mund të ketë përfunduar, por ai gjithmonë do të jetë i lidhur me gjigantin anglez dhe kjo duket qartë se është diçka për të cilën ai është shumë krenar.
Në internet është shfaqur një video e sulmuesit senegalez, që i kërkohet të nënshkruajë një flamur që i është dorëzuar nga një prej tifozëve të Liverpoolit.
Mane dukej pak i habitur përpara se të lëshojë një buzëqeshje të madhe, dhe të pranojë ta nënshkruajë atë.
Është vetëm një gjest i vogël, por tregon rëndësinë që Liverpooli ka ende në zemrën e 30-vjeçarit, pavarësisht se tani ai është pjesë e Bayern Munichut.
His smile when he saw the flag 🥲 pic.twitter.com/2BDRMeLxli
— annabel ☦︎︎☽ (@annabelfc_) September 2, 2022