Reagimi i ministres Haxhiu pas konfiskimit të 400 kg kokainë

 

Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu ka reaguar lidhur me aksionin e sotëm, që janë konfiskuar 400 kilogramë narkotik, të llojit kokainë.

Ajo ka theksuar në facebook se këtë operacion ndërkombëtar e ka autorizuar sipas kompetencave që i jep ligji për bashkëpunim juiridik ndërkombëtar në çështje penale.

Ajo ka uruar që i njëjti të trajtohet me prioritet nga organet tona kompetente.

Shtatë persona janë arrestuar në aksionin e sotëm, ku janë konfiskuar 400 kilogramë narkotik të llojit kokainë në vlerë 20 milionë eurove. Nga të arrestuarit lidhur me rastin, tre persona janë nga Prishtina, një nga Gjilani, një nga Lipjani, një nga Peja dhe një nga Obiliqi./21Media

Back to top button