Reagimi i Turqisë pas njohjes të dy rajoneve në Ukrainë nga Rusia

Presidenti turk, Tajip Erdogan tha se njohja nga Rusia e dy rajoneve të shkëputura në Ukrainën lindore ishte “e papranueshme” dhe ai u bëri thirrje të gjitha palëve të respektojnë ligjet ndërkombëtare.
Anëtari i NATO-s, Turqia është një fqinj detar me Ukrainën dhe Rusinë në Detin e Zi dhe ka lidhje të mira me të dyja, transmeton rtv21.tv.
Erdogan ka ofruar të ndërmjetësojë në konflikt, ka paralajmëruar Rusinë kundër pushtimit të Ukrainës dhe ka kritikuar trajtimin e krizës nga Perëndimi.
“Ne e shohim këtë vendim të Rusisë si të papranueshëm. Ne përsërisim thirrjen tonë për arsye të përbashkët dhe respekt për ligjin ndërkombëtar nga të gjitha palët”, u tha Erdogan gazetarëve duke shtuar se Ankaraja kishte përgatitur “paketa paraprake” si një vend rajonal./21Media

Back to top button