Reagimi i Zidane pas humbjes në El Clasico

Trajneri i Real Madridit ka kërkuar nga lojtarët e tij të fokusohen në pjesën e mbetur të sezonit

Reali pësoi një humbje të rëndë në sekondat e fundit nga Barcelona të dielën me rezultat 2:3, duke e rihapur edhe njëherë sezonin në La Liga.

Tani dy skuadrat rivale kanë pikë të barabarta në krye të tabelës, por Reali ka një ndeshje më pak të zhvilluar.

I qetë para sfidës së mesjavës që madrilenët e zhvillojnë ndaj Deportivo La Corunas është shprehur Zinedine Zidane, i cili u ka bërë thirrje lojtarëve të tij ta harrojnë humbje nga Barça.

“El Clasico? Në futboll mund të humbasësh një ndeshje. Ishte një ndeshje e mirë futbolli mes dy skuadrave, ata fituan dhe kapitulli është mbyllur”, ka thënë Zizou.

“Skuadra duket mirë fizikisht dhe e fokusuar. E vetmja gjë që mund të bëjë të luftojmë. Kanë mbetur vetëm gjashtë ndeshje në La Liga dhe tre në Ligën e Kampionëve. Ne do të japim maksimumin”, ka theksuar ai./21Media

Artikuj të ngjashëm

Back to top button
close button