Reagon Adriana pas komentimeve për stilin e saj të veshjes në Kuvend

Aktorja dhe deputetja, Adriana Matoshi sot mori vëmendje të madhe me paraqitjen e saj në seancën e radhës të Kuvendit të Kosovës.
Në lidhje me këtë ka reaguar Matoshi duke thënë se veshja nuk e bën as deputet të mirë as të keqe.

”Për miqtë gazetarë, që po kërkojnë prononcim për veshjen time në Kuvend! Sinqerisht, më me dëshirë kisha marrë pyetje për sukseset e kësaj qeverie, për rikthimin e shkëlqimit të skenës kulturore etj. etj. Por, unë nuk kam as mundësi që të zgjedh pyetjet, njëjtë siç askush nuk ka mundësi të vendosë qysh unë vishem në Kuvend. Veshjet e mia gjithmonë janë artistike, pasi unë, mbi të gjitha, jam artiste, dhe ashtu do të mbetet përjetësisht! Shijet janë relative, por edhe individuale. Veshja nuk më bën as deputete të keqe, as të mirë. Unë po e luaj riolin tim si deputete, për çfarë jam votuar. Kjjo ka rëndësi”, ka shkruar Matoshi.
Artistja ka theksuar se ka pritur ”mbështetje” nga gazetarët.
Madje është shprehur e lumtur që jeton në një kohë kur gratë në të gjithë botën e mbështesin fuqishëm njëra-tjetrën, në çdo rrethanë e në çdo situatë./21Media

Back to top button