Reagon Agim Ademi, ka dy fjalë për përballjet me Zvicrën

Kosova sot i ka mësuar kundërshtarët e kualifikimeve për në Kampionatin Evropian 2024. Pas këtij shorti ka reaguar edhe Presidenti i Federatës së Futbollit të Kosovës, Agim Ademi.
Ademi është takuar me të parin e Federatës së Zvicrës, , Dominique Blanc.
Ademi ka thënë se përballjet me Zvicrën do të jenë shumë emocionuese për shkak të lidhjes së ngushtë që kanë popujt e këtyre dy vendeve.
“Me këtë rast ftoj bashkatdhetarët tanë jo vetëm në Zvicër, por kudo në Evropë që të jenë në numër sa më të madh në përkrahje të Kosovës dhe së bashku ta bëjmë ëndrrën realitet.”, ka shkruar ndër të tjera Ademi.
Ai gjithashtu ka ftuar bashkatdhetarët që në këtë rast ta mbështesin Kosovën./21Media

Back to top button