Reagon Cana në lidhje me ftesën që iu bë Goran Bregovicit

Ftesa që iu bë këngëtarit serb, Goran Bregovic të performonte në Festën e Birrës në Korçë bëri që shumë artist të reagojnë dhe ta kundërshtojnë një gjë të tillë.
E një reagim ka ardhur edhe nga futbollisti i kombëtares, Lorik Cana.
Ky i fundit përmes një postimi në instastory ka treguar se ”Tifozat Kuq e Zi” i bëjnë thirrje Bashkisë së Korçës të tërhiqet nga agjenda e planifikuar për festivalin e birrës.

Ndryshe, ndaj këngëtarit serb, Goran Bregoviq kanë reaguar edhe disa artistë të tjerë, duke përfshirë këtu, Capital T, Eni Koçi, Unikatil, Labinot Tahiri, Noizy etj, artistët shqiptarë po e kundërshtojnë performancën e Bregoviqit pasi që ky i fundit sipas tyre i ka thurrur lavdi gjenocidit në Kosovë./21Media

Back to top button