Lirak Çelaj e mohon atë që tha Shpend Ahmeti
Reagon Çelaj: O Shpend Ahmeti 1 prilli është vetem nje ditë
I pari i Prishtinës Shpend Ahmeti sot përmes një postimi në ‘Facebook’ tha se “Liraku dhe Agimi kanë vendos që ta shfrytëzojnë ditën e dëshmorëve duke provuar me hy me dhunë në trafikun urban”.
“Punëtorët nuk po lejojnë që këta njerëz të hynë në ndërmarrje. Pas rehabilitimit të ndërmarrjes po tentojnë të shantazhojnë projektin e rimëkbjes. Sulmet tash janë të përditshme, por së bashku me qytetarë duhet ta ruajmë progresin e qytetit”, ka me tej shkruar Ahmeti.
Megjithatë, Lirak Çelaj reagoi duke i thënë se në të njëjtën kohë kanë qenë në homazhe për Ditën e Dëshmorëve.
“O Shpend Ahmeti 1 prilli është vetem nje dite e jo nje muaj. Sot te njejten kohe kemi qene ne homazhe per Diten e Deshmoreve, nuk kam mundur te jem ne te njejten kohe ne dy vende.
Sepaku sot kursej qytetaret e Prishtines nga te pavertetat tua.”, ka thënë Çelaj përmes një shkrimi në “Facebook”./21Media