Kaloni te përmbajtja kryesore

Theresa May kërkon zgjedhje me 8 qershor

Kryeministrja britanike Theresa May ka lajmëruar se planifikon të thërrasë zgjedhje të përgjithshme me datën 8 qershor

Ajo tha se Britanisë i nevojitet qartësi, stabilitet dhe udhëheqje e fortë për të përcjellur referendumin e largimit nga Bashkimi Evropian.

Ditën e nesërme do të votohet ky propozim, Laboristët kanë deklaruar se do të votojnë me qeverinë. Kryeministrja ka nevojë për mbështetjen e parlamentit që shteti të shkojë në votime para zgjedhjeve në kalendar të cilat janë në vitin 2020, shkruan rtv21.tv.

Për muaj të tërë Theresa May dhe ekipi i saj kanë mohuar mundësinë e zgjedhjeve, dhe arsye për këtë është sepse nuk dëshironin të krijonin jostabilitet gjatë negociatave për Brexit-in, mirëpo tani zgjedhjet janë të pashmangshme, dhe me propozimin e kryeministres me shumë gjasë do të votohet pro, dhe zgjedhjet të mbahen në qershor për të shënuar një fillim të ri./21Media

Lexim me zë

Dëshiron ta dëgjosh këtë lajm me zë?

0:00

Show More
Back to top button