Reagon Donaruma pas humbjes nga Maqedonia e Veriut
Ndeshja e zhvilluar mes Maqedonisë së Veriut dhe Italisë, të cilën e fitoi befasisht Maqedonia e Veriut, bëri që italianët të humbasin edhe një herë këtë garë.
Kjo pa dyshim u përcoll me shumë reagime në rrjete sociale.
Shumë tifozë të futbollit thanë se kjo ishte shokuese.
Një reagim së fundmi e ka bërë edhe Gianluigi Donaruma, që u shpreh shumë i zhgënjyer e i pikëlluar nga kjo humbje.
“Donim të merrnim pjesë në Kupën e Botës, të përjetonim emocione të papërshkrueshme që këto kompeticione të japin. Donim t’i kthenim buzëqeshjen italianëve të cilët na mbështetën, kur fituam Europianin. Fatkeqësisht nuk do të jetë kështu. Jemi shumë të zhgënjyer dhe e dimë sa janë italianë.“Por gjithashtu e dimë që si në jetë edhe në futboll mund të ngresh kokën dhe të kthehesh në lojë. Objektivi ynë është të kthejmë kombëtaren aty ku i takon dhe të ndërtojmë një të ardhme fituese. Forza Itali”, ka shkruar ai.
Maqedonia e Veriut e fitoi këtë ndeshje me rezultat 1:0./21Media