Kohë lufte, por rihapen kafenetë në Kiev
Kafeneja Kashtan është një nga vendet e shumta me kafe të shkëlqyer, diçka për të cilën qyteti është bërë i njohur vitet e fundit, e njëjta është rihapur.
“Ne jemi rihapur dhe do të vazhdojmë të punojmë për aq kohë sa të mundemi. Ne po e bëjmë këtë për t’i bërë njerëzit të buzëqeshin”, ka thwnw Mykola.
Kafeneja Kashtan ku ai punon është një nga vendet që u shërben klientëve që ende qëndrojnë në qytet.
“Vdekje pushtuesve rusë. Kafeja për mbrojtësit është falas”, thotë një tabelë në një kafene tjetër. Mos ngarkimi i luftëtarëve të mbrojtjes ushtarake ose territoriale është një praktikë e zakonshme.
Shumë restorante dhe kafene të modës në Kiev janë kthyer në kuzhina fushore, duke gatuar mijëra vakte falas për mbrojtësit e qytetit ose njerëzit në nevojë.
Disa u shërbejnë edhe klientëve, në përpjekje për të sjellë një ndjenjë normaliteti tek banorët, duke funksionuar me orë të kufizuara për të respektuar shtetrrethimin ditor.
Autoritetet e Kievit kanë krijuar një hartë të kafeneve dhe bizneseve të tjera të hapura tani./21Media