Kaloni te përmbajtja kryesore

Reagon ish-drejtori Musliu: Shkarkimi im provokim i ulët politik ndaj partnerit të koalicionit

Ish-drejtori i Shërbimeve Publike në Komunën e Prishtinës, Ilirik Musliu reagoi pas shkakrimit të tij nga detyra.

Ai përmes një video mesazhi shprehet i shokuar, e po ashtu thotë se për vendimin e shkakrimit u njoftua vetëm përmes rrjeteve sociale, gjegjësisht në Facebook.

“Ai ( kryetari Përparim Rama) thotë se tash një vit ka kërkuar angazhim nga drejtoria jonë, a në fakt puna jonë e përbashkët për këtë problematikë ka filluar që dy vite . Ai thotë se kishte krijuar një task-forcë për trajtimin e kësaj problemtaike , e kjo task-forcë nuk është krijuar asnjëherë . Për informimin e drejtë po ju njoftoj para se me ju tregu se #farë kemi bërë si drejtori për trajtimin e mbeturinave në kryeqytet, duhet me përmend se përgjegjës direkt për shërbim dhe grumbullim të mbeturinave është ndërmarrja “Pastrimi””, thotë ndër tjerash Musliu, përcjell portali rtv21.tv

Ai tregoi punët që janë kryer gjatë menaxhimit të tij lidhur me problematikën e mbeturinave. Sipas tij arsyeja e vetme pse është liruar nga detyra është revanshi politik.

“Ai duke u gjindur në një situatë aspak të mirë për shkak të shvillimeve të fundit në qytet, duke parë edhe pakënaqësitë e asambaleistët tanë të cilë nuk morën pjesë në tri mbledhjet e fundit, konsitencën për mospërkrahjes të vendimit mbi Badovcin …ai mori vendimin për lirimin tim nga detyra si provokim të ulët politik ndaj partnerit të koalicionit.”, thotë Musliu.

Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama ka marrë vendim për të liruar nga detyra Drejtorin e Shërbimeve Publike, Ilirik Musliun i cili vjen nga radhët e PDK-së.

Për këtë vendim ka reaguar mbrëmë edhe nënkryetarja e Prishtinës nga radhët e PDK-së, Donjeta Sahatçiu. Ajo ka thënë se arsyet pse Rama shkarkoi Musliun janë pasi PDK nuk do të mbështet propozimin për këmbim pronash në Badovc. /21Media

Lexim me zë

Dëshiron ta dëgjosh këtë lajm me zë?

0:00

Show More
Back to top button