Reagon KEDS pas sulmit të dy punëtorëve në Skenderaj
Dy punëtorë të KEDS-it derisa ishin duke e kryer detyrën e tyre në Skënderaj, fillimisht janë kërcënuar dhe më aps njëri prej tyre është sulmuar nga një konsumator.
Në lidhje me këtë rast KEDS-i e ka dënuar ashpër sulmin ndaj punëtorëve në Skenderaj, ku ka theksuar se njëri prej punëtorëve ka marrë tretman mjekësor dhe më pas është liruar për në shtëpi.
”Sulmet që po u bëhen punëtorëve tanë, përpos që pengojnë realizimin e detyrave zyrtare, njëkohësisht rrezikojnë funksionimin e një prej hallkave kyçe të sistemit-elekroenergjetik në vend. KEDS fton organet e drejtësisë ta trajtojnë me seriozitet të lartë këtë rast, në mënyrë që kryerësit e kësaj vepre të dalin para drejtësisë dhe të marrin dënimin e merituar. Njëherazi, KEDS i bën thirrje konsumatorëve që të bashkëpunojnë me ekipet në terren dhe të mos pengojnë procesin e punës”, shkruan KEDS në ”Facebook”./21Media