Rusia mund të planifikojë operacionin kimik të ‘flamurit të rremë’

Shefi i NATO-s, Jens Stoltenberg sot tha se Rusia “po bën pretendime absurde për laboratorët biologjikë dhe armët kimike” në Ukrainë.

“Kjo është vetëm një gënjeshtër tjetër,” tha ai dhe vuri në dukje se Rusia fillimisht kishte thënë se nuk kishte në plan të pushtonte Ukrainën.

“Ne jemi të shqetësuar se Moska mund të organizojë një operacion ‘flamur të rremë’, ndoshta duke përfshirë armë kimike”, tha Stoltenberg.

Një flamur i rremë është një veprim politik ose ushtarak i kryer me qëllimin për të fajësuar një kundërshtar për të, shkruan BBC, përcjell rtv21.tv

Stoltenberg tha se çdo përdorim i armëve kimike është “absolutisht i papranueshëm”.

SHBA ka ngritur më parë shqetësime të ngjashme, duke thënë se kombet duhet të jenë në vëzhgim që Rusia “mund të përdorë armë kimike ose biologjike në Ukrainë, ose të krijojë një operacion të rremë duke i përdorur ato”./21Media

Back to top button