Reagon KEDS për shtyllën elektrike që po rrezikon qytetarët në lagjen “Bunari i Hajratit”

 
Që dy ditë është rrëzuar një shtyllë elektrike në lagjen “Bunari i Hajratit” në Prishtinë. Banorët e kësaj ane po ndihen të rrezikuar.
Lidhur me këtë gjendje atje,  në një përgjigje për rtv21.tv zëdhënësi i Kompanisë Kosovare për Distribuim të Energjisë Elektrike (KEDS), Viktor Buzhala ka thënë se atje do të dërgohet një ekip për ta parë gjendjen.
Ai tutje ka thënë se ekipa do të eleminojë çdo rrezik dhe në se është e KEDS-it do të zëvendësohet.
“Ne do ta dërgojmë një ekipë që të shohë si është puna e asaj shtylle. Ekipa do të eleminojë çdo rrezik dhe në se është e KEDS-it do të zëvendësohet”, është përgjigjur Buzhala për rtv21.tv.
Portali rtv21.tv ka siguruar pamje ku shihen shtylla dhe kabllot elektrike në tokë, në rrugën “Sheshi i Arbrit”./21Media

Back to top button