Tetë medalje nga xhudistët e rinj

 
Tetë medalje janë fituar nga fëmijët tanë në sportin e xhudos në Maribor të Slovenisë.
Kështu ka njoftuar trajneri i xhudos Driton Kuka, i cili ka thënë se është një ditë e bukur për të ardhmen e xhudos së klubit tonë në Maribor të Slovenisë.
“E ardhme e ndritur për xhudon”, është shprehur Driton Kuka.
Ai tutje ka njoftuar se Federata Botërore e Xhudos sonte prej orës 19:00 do të shpall më të mirët në botë. Kuka ka bërë të ditur se është i nominuar për trajnerin më të mirë të botës dhe Distria Krasniqi për xhudisten më të mirë të botës për vitin 2021./21Media

Back to top button