Reagon Krasniqi pas raportimit se është nën hetime: S’kam qenë në dijeni

Ministri i Pushtetit Lokal, Elbert Krasniqi, ka reaguar pas raportimit se të paktën pesë ministra të Qeverisë Kurti, përfshirë vetë ministrin, janë nën hetime nga Task-Forca kundër korrupsionit në kuadër të Policisë së Kosovës.
Krasniqi ka shkruar se për një gjë të tillë po e merr vesh nga raportimi i mediave dhe se deri tani s’ka qenë në dijeni e as s’është ftuar nga ndonjë institucion hetues.

“Sapo e kuptova nga portali ‘Betimi për Drejtësinë’, që qenkam nën hetime. Deri më tani nuk kam qenë në dijeni e as që jam ftuar nga ndonjë institucion hetues. Ajo për çka jam i sigurt është që për herë të parë komunitetet po mbështeten seriozisht nga Qeveria. Ligji, transparenca dhe puna e ndershëm është baza e çdo vendimi tim”, ka shkruar ai në Facebook.

Krasniqi është i sigurt se komunitetet për herë të parë po mbështeten seriozisht nga Qeveria.

“Mbesim të përkushtuar për të përmirësuar kushtet e jetesës së qytetarëve e në veçanti atyre që kanë më së shumti nevojë”, ka shkruar tutje Elbert Krasniqi.

Sipas “Betimi për Drejtësi”, ministri i Pushtetit Lokal, Elbert Krasniqi, në një rast po hetohet nga Task-forca, për keqpërdorim të detyrës zyrtare, për shkak se dyshohet se në një rast ku në mënyrë të kundërligjshme rreth 300 mijë euro janë shpenzuar për projekte për minoritetet.

NDIQNI PJESËT MË INTERESANTE TË PROGRAMIT TË RTV21, DUKE BËRË LIKE KËTË FAQE – 21 MEDIA

Back to top button