Gjakovari e bën dhëndrin për spital, shkak borxhi

Një person është arrestuar pasi që e kishte sulmuar fizikisht burrin e motrës.

Sipas Policisë rasti ka ndodhur për shkak të një borxhi, të shtunën rreth orës 17:40 në Gjakovë.

“Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar për shkak se kishte shkuar te burri i motrës, viktima mashkull kosovar dhe e kishte sulmuar fizikisht me pretendimin se i kishte pasur një borxh të mëhershëm”, thuhet në raportin ditor të Policisë së Kosovës.

I dyshuari me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje./21Media

NDIQNI PJESËT MË INTERESANTE TË PROGRAMIT TË RTV21, DUKE BËRË LIKE KËTË FAQE – 21 MEDIA

Back to top button