Kaloni te përmbajtja kryesore

Reagon Kurti: Solidarizohemi me popullin ukrainas

Kryeministër i Kosovës, Albin Kurti ka thënë se solidarizohet me popullin ukrainas, pasi Rusia ka nisur pushtimin në Ukrainë.
Kurti ka thënë se janë të orientuar për pavarësinë e e Ukrainës, bashkë me aleatët ndërkombëtar.
Teksa ne po e mbajmë këtë konferencë këtu në Prishtinë, në Ukrainë po ndodhë invazioni rus që paraqet agresionin më të madh ushtarak jo vetëm në Evropën që nga përfundimi i luftës së dytë botërore. Në këto qaste të trishta për mbarë Evropën, ne solidarizohemi me popullin e Ukrainës, dhe jemi të orientuar bashkë më BE, NATO, SHBA, dhe Mbretërinë e Bashkuar për sovranitetin shtetëror, integritetin territorial, pavarësinë e vendit dhe të drejtën e vetëvendosjes për popullin e Ukrainës”, tha ai sot në konferencën e Grupit për Studime Juridike dhe Politike (GLPS), në lidhje me Reformën e Administratës Publike në Kosovë.
Edhe presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani ka thënë se Kosova qëndron me Ukrainën dhe popullin e saj./21Media

Lexim me zë

Dëshiron ta dëgjosh këtë lajm me zë?

0:00

Show More
Back to top button