Moldavia planifikon të shpallë gjendjen e jashtëzakonshme

Presidentja e Republikës së Moldavisë, Maia Sandu, njoftoi të enjten se Qeveria e Kishinevit do t’i kërkojë Parlamentit të shpallë gjendjen e jashtëzakonshme në vend.
Sandu njoftoi se ata janë gjithashtu të gatshëm të pranojnë dhjetëra mijëra njerëz nga Ukraina fqinje.
“Ne do të ndihmojmë njerëzit që kanë nevojë për ndihmën dhe mbështetjen tonë”, tha ajo.
Sipas mediave moldave, radhët e makinave po krijohen tashmë në kufi. Moldavia kufizohet me Ukrainën në lindje dhe jug dhe me Rumaninë anëtare të NATO-s në perëndim./21Media

Back to top button