Reagon Mustafa: Sjellja e Osmanit dhe VV-së alarm për demokracinë

 

Lideri i LDK-së, Isa Mustafa ka reaguar pas adresimit të sotëm të Vjosa Osmanit për Komisionin Qendror të Zgjedhjeve.

Ai ka thënë se ky adresim flet se Osmani është një ushtruese krejtësisht e papërgjegjshme e rolit që ushtron. Sipas tij Osmani po abuzon me sjellje për interesa partiake

“Nga ud Presidentja është pritur të mbrojë Aktgjykimin e Gjykatës Kushtetuese, të mbrojë implementimin e ligjit dhe të mbrojë institucionet e pavarura. Ajo në petkun e ud Presidentes po abuzon përmes sjelljeve rebele dhe për interesa të saje të reja partiake në VV. “, ka shkruar Mustafa.

Tutje Mustafa ka thënë se ajo çfarë paralajmëroi Osmani është alaram për demokracinë e Kosovës.

Eshte e palejueshme dhe e turpshme që ud Presidentja t’iu kërcënohet institucioneve të pavarura.
Kjo çfarë paralajmëron ud Presidentja e Kosovës sot dhe sjellja e Vetëvendosjes është alarm për demokracinë dhe shtetin e Kosovës.Me kete sjellje, ajo nuk meriton as një orë të jete në Presidencë. IM”, ka shkruar Mustafa në Facebook.

Vjosa Osmani e ka quajtur të paprecedentë atë që ka ndodhur dje në mbledhjen e KQZ-së ku listat e kandidatëve për deputetë të disa partive nuk janë certifikuar. Osmani ka thënë se do të ndërmerr masa për nëse cenohet integriteti KQZ-së./21Media

Back to top button