Arrestohen të dyshuarit për grabitjen në një farmaci në Prishtinë

 

Janë arrestuar dy persona të cilët dyshohen se kanë kryer grabitje të armatosur në një farmaci në Prishtinë me datë 20.01. 2021 në rrugën “Gustav Majer” në Prishtinë.

Lajmi për portalin rtv21.tv u bë ditur nga policia e Kosovës. Arrestimi I tyre është bërë gjatë implementimit të operacionit “Dorëza”

“Arrestimi u krye në rrugën “Rrustem Statovci” në Prishtinë, përderisa policët e përfshirë në operacion pas një observimi paraprak ndaluan veturën Audi A3, me targë Kosove, me të cilën po qarkullonin të dyshuarit,  M. K, mashkull, 21 vjeç, shtetas i Republikës së Kosovës, si  K. M, mashkull, 20 vjeç, shtetas i Republikës së Kosovës, të cilët menjëherë u arrstuan nga ana e policisë. “, thuhet në njoftimin policisë.

Po ashtu bëhet e ditur se policia ka ushtruar kontrollë të detajuar ndaj të dyshuarve dhe veturës ka arritur të gjejë dhe të sekuestroj edhe; Një revole, model i vecantë, Dy kapele maskë, Një palë doreza, si dhe, • Gjësende të tjera të cilat nga hetimet e kryra nga ana e policisë dyshohet të jenë përdorur në rastet që janë hetuar.

“Ndërlidhur me ndriqimin e plotë të rrethanave të rasteve që po hetohen nga ana e policisë, pas arrestimit janë kryer edhe tri operacione të bastisjes në tri lokacione të ndara, dy nga to në regjionin e Mitrovicës dhe një ne Prishtinë, me c’rast janë gjetur dhe sekuestruar edhe ; Një sasi substance narkotike (dyshohet të jetë e llojit Canabis) • Një thikë, Dy maska, Dy shufra metalike, si dhe, Një palë tuta sportive dhe një pallto (që dyshohet të jenë përdorur në rastet që po hetohen).”, thuhet në njoftim.

Gjithashtu bëhet e ditur se ndaj të dyshuarve për të cilët është ngritur dyshimi i arsyeshëm se të njejtit janë të përfshirë në disa raste të grabitjeve me rekomandimin e prokurorit të shtetit është shqiptuar masa e arrestit policor prej 48 orësh, përderisa po kryhen veprimet vijuese hetimore në procedim të mëtejm të rastit./21Media

Back to top button