Reagon Rama për reciprocitetin: Serbia të bashkëpunojë

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama ka reguar lidhur me situatën pas pas vendosjes së reciprocitetit ndaj targave të Serbisë nga ana e Kosovës.
Rama ka thënë se Bashkimi Evropian (BE) duhet të ndërmjetësojë.
“Kosova e ngre problemin me plot të drejtë.Tani që problemi të zgjidhet dhe reciprociteti i targave të garantohet duhet shmangur bumerangu i ngrirjes së konfliktit në këtë pikë (siç ndodhi me tarifën 100%).Duhet që Kosova të dialogojë, Serbia të bashkëpunojë, BE të ndërmjetësojë”, ka shkruar Rama në Twitter.
Të hënën, autoritetet kosovare nisën me zbatimin e kësaj mase. Si pasojë qytetarë serbë nisën të protestojnë duke bllokuar rrugët që çojnë në pikat kufitare në Bërnjak dhe Jarinjë në veri të Kosovës/21Media

Back to top button