Reagon Sveçla për vrasjen e dyfishtë, thotë se u arrestua një person
Për vrasjen e dyfishtë në Pejë ka reaguar ministri i Punëve të Brendshmë, Xhelal Sveçla i cili ka bërë të ditur se personi i plagosur është arrestuar.
Ai ka thënë se janë angazhuar për të ndriçuar rastin.
“Sapo më njoftuan se një ngjarje e trishtuar ka ndodhur në qytetin e Pejës ku kemi vrasje të dyfishtë dhe një të plagosur, i cili tashmë është arrestuar. Siguria dhe mirëqenia e qytetarëve tanë është qenësore. Prandaj, jemi të përkushtuar, që me të gjitha kapacitetet të zbardhim rastin. Ngjarjet e tilla të dhunës me armë duhet të marrin fund. Jam plotësisht i angazhuar për të siguruar që Policia e Kosovës të ketë të gjitha resurset e nevojshme për të zbardhur rastin dhe ofrojë siguri për qytetarët”, ka shkruar Sveçla në fund duke iu shprehur ngushëllime familjarëve të të vrarëve.
Nga ky rast kanë mbetur të vrarë kandidati i PDK-së për kryetar të Pejës, Astrit Ademaj dhe Blerand Kadrijaj ish-kandidat i PDK-së për kryetar të Deçanit./21Media