Reagon Sveçla: Shteti do të vazhdojë të veprojë me vendosmëri për të siguruar të gjithë qytetarët
Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla ka reaguar pas shpërthimit me granata dore në objektin e postës në Zveçan.
Sveçla përmes një postimi në rrjetin social në Facebook ka shkruar se shteti do të vazhdojë të veprojë me vendosmëri për të siguruar që të gjithë qytetarët.
“Shteti do të vazhdojë të veprojë me vendosmëri për të siguruar që të gjithë qytetarët, pa dallim, të jetojnë në një mjedis të sigurt dhe të lirë”, ka shkruar Sveçla.
Ai po ashtu në postimin e tij e ka bashkangjitur edhe reagimin e kryeministrit të vendit, Albin Kurti i cili tha se sulmi ka elemente terroriste.
Reagon Kurti pas sulmit në Postën e Kosovës: Qëndrimi në liri i Radojçiqit po inkurajon terroristët
Ndryshe, sot rreth orës 00:30 persona të panjohur kanë hedhur dy granata dore në objektin e Postes se Kosovës në Zveçan.
Policia e Kosovës ka bërë të ditur se si pasojë e shpërthimit të njërës granatë janë shkaktuar dëme materiale, mirëpo nuk është raportuar për të lënduar.
E lidhur me këtë ka reaguar sot Posta e Kosovës.
Shpërthim në Zyrën Postare në Zveçan, Posta e Kosovës: Nuk zmbrapsemi nga ofrimi i shërbimeve
Për këtë shpërthim reagoi edhe kryetari i Komunës së Zveçanit duke thënë e cilësuar këtë akt si provokim të rrezikshëm dhe vepër të organizuar terroriste.