Reagon Valon Syla: Sulmi me gjasë ka të bëjë me reagimet e mia ndaj “Mulla Mercedesit”,

Gazetari Valon Syla ka reaguar lidhur me sulmin e mbrëmshëm ndaj tij në lagjen Bregu i Diellit.
Syla në Facebook shkroi se tre personat që e sulmuan atë, në pamje ishin “islamik fanatik”.

Syla thotë se sulmi ndaj tij u bë për shkak të reagimeve që ai pati ndaj Hoxhës nga Prizreni të cilit iu bë dhuratë një veturë e tipit Mercedes vetëm pak ditë më parë.

“Sulmi me çdo gjase ka të bëjë me reagimet e mia rreth ‘Mulla Mercedesit’ dhe ngjarjeve në BIK, qe duket se nuk ju ka pelqyer fare dhe keshtu ka nxitur ketë komunitet te militanteve islamik të organizojne sulm fizik të paramenduar.”, shkroi Syla në Facebook.

Ai tregoi se se ka pësuar lëndime të rënda në kokë dhe në dorën e majtë.
Syla ndër tjerash tha se është jam libertarian me bindje.

“Feja është e rendësishme dhe njerëzimi nuk kishte me arritë këtu ku është pa të mirat e fesë. Poashtu Islami thuhet se nëkupton paqe. Por jo edhe liri.Unë jam Valon Syla dhe jam libertarian me bindje. Mua dhe kosovarëve si unë nuk ju nevojitet paqja, pa liri.Kosova është e lirë. Fjala është e lirë.”, shkroi në fund Syla./21Media

Back to top button