Reagon vëllai i Donjeta Pajazitajt: Ku ka pare s’ka drejtësi

Pas publikimit të aktgjykimit të plotë të Gjykatës Supreme për lirimin e Naser Pajazitaj, i cili akuzohej për vrasjen e Donjeta Pajazitaj, ka reaguar vëllaii të ndjerës, Shkëlqim Pajazitaj.

Ai ka rënditur  katër pika për të cilat ai thotë se janë prova që dëshmojnë se Naser Pajazitaj ka vrarë motrën e tij.

Supremja e arsyeton lirimin e Naser Pajazitaj me mungesën e provave të drejtpërdrejta që e argumentojnë fajësinë e tij.

“Nuk e di a ka prov ma te madhe se kur nje femije i del kunder babait te ti, ateher vjen nje (?) e madhe si gjykata supreme e kosoves nuk arriti te fitoj nje bindje qe aj person ka kryer vepren penale (Vrasje)”, ka shkruar ai në Facebook,

1.Deshmin e vajzes se ti, 2.Kamerat, 3.Arma me te cilen ju ka kerku me ekzaminu, nese nuk do te ishte ajo arma me te cilen u kry vrasja, ateher pse mos ta derzonte per ekzaminim pasi qe edhe prokoria i kishin thene nese nuk perputhen me gzhojat qe jan gjet ne vendin e ngjarjes me at arm ti ki me kon i lir, 4.Hartografia e ka than te kunderten, me ate qe deklaron mbrojtja e ti”, shtoi ai.

Naser Pajazitaj është liruar nga akuza për vrasjen e Donjeta Pajazitaj, avokati i tij ak thënë se do të kërojnë 1 milion euro dëmshpërblim për akuzën si dhe për shtatë vjetët e kaluara në burg./21Media

Back to top button