Reagon Vetëvendosje pas aksionit të LDK-së: Hajna tipik

Lëvizja vetëvendosje ka reaguar pas aksionit të Forumit Rinor i Lidhjes Demokratike të Kosovës. Zëdhënësi i këtij subjekti politik, Arlind Manxhuka i ka quajtur hajna.
“Këta edhe në njoftime mortore vjedhin. Hajna tipik. Hajna.. Në të vërtetë ka vdekur kauza e tyre e madhe e 25 gushtit 2015, ajo e themelimit të “Zajednicës”.
Fotoja e parë është nga aktiviteti i Rinisë për VETËVENDOSJE!, më 23 dhjetor 2022, në shtatë vjetorin e shpalljes së vdekur të “Zajednicës”.”, ka shkruar Manxuka në Facebook.
LDK me njoftim mortor: Kanë vdekur kauzat e Vetëvendosjes
Forumi Rinor i Lidhjes Demokratike të Kosvës përmes një aksioni kanë shprehur kritikën e tyre për zhvillimet e fundit që ndërlidhen me dialogun mes Kosovës dhe Serbisë.
“Kanë vdekur kauzat e Vetëvendosjes”, janë mbishkirmet që i kanë shkruar në fletushka.
Aksioni i tyre erdhi pas ii dërguari i BE-së për dialogun Kosovë- Serbi, Miroslav Lajcak ka lënë të kuptohet se në një farë forme Kurti është pajtuar që Asociacioni duhet të bëhet./21Media

Back to top button